Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma, Ramush Haradinaj në takimin me banorët e Bashkësisë Lokale Zahaq të Pejës, premtoi anëtarësimin direkt në NATO dhe trefishimin e buxhetit për bujqësi.
Haradinaj u zotua për transformim rrënjësor përmes investimeve të mëdha në sektorin bujqësor dhe atë turistik.
“Qeveria aktuale e ka katandisur vendin, duke dëmtuar ekonominë dhe goditur bizneset. Papunësia po rritet, rinia po largohet, ndërsa fermerët po përballen me vështirësi të padurueshme.” – deklaroi ish-kryeministri, duke prezantuar alternativën e tij për qeverisje.