Osmani për masakrën e Reçakut: Kujtesa jonë është mburojë kundër harresës

E publikuar: 15/01/2025 17:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar sot Reçaku në 26-vjetori e masakrës së forcave serbe ndaj popullatës civile, shkruan InfoSot.

Osmani, në një postim në Facebook, ka thënë se “sot ishim në Reçak, në fshatin e vogël me histori të madhe, aty ku 26-vjet më parë, njerëzorja dhe mizorja patën ndeshjen më makabre në këtë pjesë të Evropës”.

“Kujtesa jonë është mburojë kundër harresës dhe garanci që krime të tilla nuk do të përsëriten kurrë më”, ka shkruar Osmani.

Tutje ajo ka thënë se “të rinj, të reja e fëmijë që takuam sot, janë brezi i ri i Reçakut, pasardhësit e viktimave, që dëshmojnë pathyeshmërinë e qëndresën e popullit tonë, përkundër sakrificës e dhimbjes së madhe”.

“Lavdi të martirëve e dëshmorëve të Reçakut”, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani.