Haradinaj takohet me Prattipatin: Bashkëpunimi me SHBA-të, thelbësor për sigurinë e Kosovës

E publikuar: 15/01/2025 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka takuar të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Ata kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.

Haradinaj ka thënë se ka konfirmuar qëndrimin e palëkundur për avancimin e vlerave demokratike dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës, shkruan InfoSot.

“Konfirmova edhe një herë qëndrimin tonë të palëkundur për avancimin e vlerave demokratike dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës. Bashkëpunimi me SHBA-të mbetet thelbësor për sigurinë dhe prosperitetin e vendit tonë, ndërsa anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional është rruga më e mirë për ta arritur këtë objektiv.”

Haradinaj ka falënderuar Prattipatin për “për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës dhe popullit tonë”.

Postimi i plotë: