Kandidati i AAK-së për deputet, Ahmet Isufi ka deklaruar se asnjëherë nuk duhet ndalur angazhimi që drejtësia të vihet në vend, për masakrat e gjenocidin që shkaktoi okupatori serb, shkruan InfoSot.
Këto komente, Isufi i bëri në 26-vjetorin e masakrës së Reçakut e cila alarmoi faktorin ndërkombëtar për të ndërhyrë me forcën e NATO-s kundër agresionit serb.
Isufi së bashku me delegacionin e koalicionit “Për Kosovën Fituese” bëri sot homazhe në kompleksin e të rënëve në Reçak.
26 vjet nga masakra e Reçakut, që shkaktoi dhimbje në popullin tonë dhe alarmoi faktorin ndërkombëtar, për të ndërhyrë me forcën e NATO-s, kundër agresionit serb.
Asnjëherë nuk duhet ndalur angazhimi që drejtësia të vihet në vend, për masakrat e gjenocidin që shkaktoi okupatori serb.
Lavdi të rënëve të Reçakut e të gjithë Kosovës!