Ish-bashkëpartiaku i Kurtit: Ky ka vazhdu me marrë pare nga Devollët, i thirrë në telefon ju thotë “ju lutem”

E publikuar: 14/01/2025 22:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisioni “Pressing” në T7 nisi me një deklarim të Albin Kurtit nga Peja ku bëri sulme të rënda ndaj vëllezërve Devolli, për çka ish-bashkpëartiaku i Kurtit, Florin Krasniqi, u shpreh i shokuar.

Florin Krasniqi rikujtoi se sa ishte në Vetëvendosje, bashkë me Kurtin kanë marrë para nga Devollët.

“Po, po ky vazhdu m’i marrë”, tha Krasniqi.

E përshkroi Kurtin si tinëzar “…i thirr Devollët në telefon ju thotë “ju lutem” kur ka me iu lyp pare”.

“Ky është mashtrues, është e turpshme m’e pas kësi kryeministri…Unë kam mendu që është më i mençëm e ka pak njerëzillëk”, tha Krasniqi.