Haradinaj: Kur i them Kurtit ‘shko’, nuk është se e kam me të personalisht

E publikuar: 14/01/2025 19:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i AAK-së dhe partnerëve të koalicionit për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur një fjalim nga tubimi që koalicioni e ka pasur në Suharekë.

Ai ka lavdëruar fillimisht qytetarët e Suharekës për punën që e bëjnë.

“Njerëzit e Suharekës edhe të pamundshmen dinë me e ba të mundshme. Kryetar Muharreamaj falemidnerit për punë e angazhim. Ne kemi ardhë sot si ekipë e madhe, si koalicion fitues për Kosovën Fituese…Edhe sot kisha pas qef kjo kulturë e kjo mënyrë e punës, e ky pasion për sukses, për fitore, për vepra, ashtu si bohet në Suharekë, me ndodhë në krejt Kosovën. Pra me u punu për Kosovën në të gjithë vendin”, ka thënë Haradinaj.