Çka parashikon drafti i fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit?

E publikuar: 14/01/2025 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në ditën e 16-të nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, do të fillojë faza e dytë, e cila ka për qëllim të sigurojë kthimin e pengjeve të mbetura gjallë, përfshirë ushtarët meshkuj dhe civilët e rinj, si dhe kthimin e trupave të pengjeve të vrarë.

Në këmbim të lirimit të pengjeve, Izraeli do të lirojë nga burgu më shumë të burgosur palestinezë, numri i të cilëve do të varet nga numri i pengjeve izraelite të gjalla.

Dy zyrtarët dhanë për reuters sugjerime të ndryshme për numrin e të burgosurve që do të lirohen: zyrtari izraelit tha se do të jenë disa qindra, ndërsa ai palestinez përmendi më shumë se 1000.

Ende nuk është vendosur se ku do të dërgohen të burgosurit, por askush i dënuar për sulme vdekjeprurëse nuk do të lirohet në Bregun Perëndimor të okupuar, dhe asnjë nga ata që morën pjesë në sulmin e 7 tetorit 2023 në territorin jugor të Izraelit nuk do të lirohet.

Izraeli nuk do të tërheqë plotësisht trupat e tij nga Gaza derisa të gjithë pengjet të kthehen, por do të ketë tërheqje graduale. Forcat izraelite do të qëndrojnë pranë kufirit për të mbrojtur qytetet dhe fshatrat izraelite.

Parashikohen marrëveshje sigurie për Korridorin Filadelfia në kufirin me Egjiptin në jug të Gazës, nga ku ushtria izraelite do të tërhiqet pjesërisht pas disa ditëve të para të hyrjes në fuqi të marrëveshjes.

Banorëve të paarmatosur të veriut të Gazës do t’u lejohet të kthehen, me kusht që të ekzistojë një mekanizëm për të siguruar që armët të mos transferohen atje. Pika kufitare Rafah midis Egjiptit dhe Gazës do të fillojë të funksionojë gradualisht.

Gjithashtu, ndihma humanitare për Rripin e Gazës do të rritet ndjeshëm.

Hamasi palestinez ka pranuar draftin e marrëveshjes për armëpushim dhe lirimin e të burgosurve, thanë dy zyrtarë të afërt me negociatat që po zhvillohen në Katar.

Ajo shtet ndërmjetësues deklaroi se Izraeli dhe organizata ekstremiste palestineze janë më afër se kurrë arritjes së marrëveshjes.