Ministri britanik për Evropë, Stephen Doughty, nga parlamenti i Britanisë së Madhe i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
Ky reagim i tij vjen pas pyetjes që deputeti britanik, Paul Foster, i cili është anëtar në grupin “Miqtë Laburistë të Kosovës”, lidhur me marrëveshjen e sigurisë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Derisa isha në Kosovë u takova me presidenten dhe kryeministrin që ishin seriozisht të shqetësuar për hyrjet në kufirin e tyre verior, ku janë të stacionuar trupat e KFOR-it midis tyre dhe Serbisë. A mund të ofrojnë ministrat tanë ndonjë përditësim në lidhje me marrëveshjen dypalëshe të sigurisë midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar? Ajo paqe u fitua me shumë mund dhe duhet të mbahet”, tha Foster.
Ndërsa, Doughy tha se Britania e Madhe ka një rol historik në lidhje me Kosovën dhe sipas tij dhe sipas tij, KFOR-i ka një kontribut thelbësor në mbajtjen e një mjedisi të sigurt në vend, ku sipas tij, trupat britanikë luajnë rol kyç në këtë.
“Ne angazhohemi për së afërmi me partnerët tanë në Kosovë dhe në të vërtetë anë e mbanë rajonit dhe vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha ai.