Luiz Ejlli publikon këngë dedikuar 14-vjeçarit që u vra me thikë – Martin Cani

E publikuar: 11/01/2025 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtari Luiz Ejlli, ka publikuar këngën e tij të re.

Kjo këngë është dedikim për Martin Canin, 14-vjeçarin i cili u vra me thikë para disa javësh.

Martin Cani mbeti viktimë e një sherri mes të miturish pas mbarimit të mësimit në shkollën ‘Fan Noli’, në kryeqytetin shqiptar, për sherre banale që mund ta kenë zanafillën edhe në rrjetet sociale.

Ai u godit me thikë gjatë përleshjes nga bashkëmoshatari i tij, ndërsa shoku i tij po 14 vjeç mbeti i plagosur.