Dy kompani janë të ngarkuara me punë për mirëmbajtjen e autostradës “Arbën Xhaferi”.
Puna e tyre ndahet me segmente te autostradës, dhe si duket sot, njërës prej tyre, nuk i doli gjumi.
Stuhia e borës që goditi vendin, e zuri kompaninë “Damastioni” të papërgatitur për të kryer punën e saj.
Ndërkaq, në segmentin qe i takon, kompania “Arbotec” u sigurua që rruga të jetë e lirë për qarkullim dhe trafiku të mos rrezikohet nga ngricat e borës.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shohim se si njëri segment i autostradës sot ishte mirë i pastruar dhe lehtë i qarkullueshëm, ndërkaq tjetri ishte “për gjynah”.