Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, me guximin e tyre përballë robërisë dhe sakrificën sublime, paralajmëruan rreshtimin e brezave të rinj në rrugën drejt lirisë

E publikuar: 11/01/2025 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kuadër të aktiviteteve të “Flakës së Janarit”, sot u përkujtua rënia heroike e dy ilegalëve të lëvizjes kombëtare për liri, Heronjve të Kombit, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.

Ahmet Isufi, bashkëveprimtar i tyre, së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë dhe aktivistë, vendosën buqeta lulesh për të nderuar veprën heroike dhe historike të dy figurave të mëdha të kombit.

Në postimin e tij, Isufi theksoi se Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, me guximin e tyre përballë robërisë dhe sakrificën sublime, paralajmëruan rreshtimin e brezave të rinj në rrugën drejt lirisë. Ideali dhe ëndrra e tyre u mishëruan më vonë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila realizoi aspiratën shekullore për çlirim kombëtar.

“Lavdi e përjetshme Heronjëve të Kombit, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha!”, përfundoi Isufi në mesazhin e tij.