Partia Demokratike e Kosovës hapi fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit në Komunën e Prishtinës.
Bedri Hamza, kandidati për kryeministër, shprehu besimin se Kosova mund të bëhet më mirë nën udhëheqjen e tij, duke theksuar se do të punojë për një Kosovë më të mirë në bashkëpunim me qytetarët e të gjitha rajoneve.
“Faleminderit që besoni tek unë, faleminderit për bindjen tuaj se Kosova mundet ma mirë. Jeni ju, qytetarët optimist, premtimi më i mirë për vendin tonë, e ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Jam i bindur që qytetarët do të vendosin për drejtimin e duhur që do ta merr shteti jonë. Unë qëndroj para jush për t’ju udhëhequr, sepse së bashku do ta nisim një kapitull të ri, një kapitull shprese, uniteti dhe progresi”, tha Hamza.
“Jemi këtu, të bindur se Kosova meriton shumë më shumë. Bashkë mund ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë”.