Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, mirëpritet ngrohtësisht në fshatrat Cernicë, Demiraj dhe Zhegër

E publikuar: 11/01/2025 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Cernicë, Demiraj dhe Zhegër, ku është mirëpritur me ngrohtësi dhe përkrahje të madhe. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Aliu shprehu entuziazmin për pritjen dhe përkushtimin drejt arritjes së qëllimit të fushatës së tij: CEP MË CEP drejt #500k.

Në postim, ai theksoi përkrahjen e votuesve për Lëvizjen Vetëvendosje, duke shënuar:
✅118 LVV
✅64 Luan Aliu

Kandidati falënderoi banorët për mbështetjen dhe përkushtimin, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të realizuar vizionin e përbashkët të Vetëvendosjes.