Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137

E publikuar: 11/01/2025 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025 në vendin e lavdisë kombëtare, në Prekaz.

Haradinaj ka thënë se nga Prekazi nisemi për Kosovën Fituese me numrin 137, shkruan InfoSot.

“Prekazi është vendi që na bashkon. Prekazi është betimi ynë për shtet e atdhe, liri e demokraci. Nga këtu nisemi për Kosovën Fituese me numrin 137. Rroftë Kosova!”, ka thënë Haradinaj.