Limaj sqaron pse është në listën e sanksioneve të SHBA-së: Kjo është për shkak të aktakuzës në Hagë, daton nga viti 2003

E publikuar: 09/01/2025 22:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, Foto: Facebook

Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, Foto: Facebook

Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka sqaruar pse është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Limaj tha se kjo ka ndodhur për shkak të aktakuzës së tij në Hagë.

Ai tha se kjo daton që nga viti 2003.

“Kjo është në kohën kur unë kam qenë në Hagë, për shkak të akuzës atje. Prej 2003. Kushdo që akuzohet në Hagë, thirret nga gjykata e Hagës, automatikisht ka hyrë aty. Të gjithë të akuzuarit e Hagës janë akuzuar nga departamenti i Thesarit që mos me pas mbështetje, eventualisht nëse dikush ikë nga drejtësia”, tha ai në T7.