Zyrtari amerikan nesër në Kosovë, pritet në takim nga Osmani

E publikuar: 09/01/2025 21:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të pres në takim zëvendës-sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma.

Zyra e Presidentes përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se takimi pritet të zhvillohet me fillim nga ora 09:45.

“Në orën 09:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendës Sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verm.”