Sekretari i pëgjithshem i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjilan ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për kandidatin për deputet nga radhët e kësaj partie, Ahmet Isufi. Në një postim publik, ai ka vlerësuar lart personalitetin dhe kontributin e Isufit, duke theksuar se ai frymëzon dashuri për Kosovën dhe angazhim për të ardhmen e saj.
“Me rrëfimet për burgun, luftën dhe politikën, Ahmeti të bën ta duash Kosovën, ta mendosh të ardhmen këtu dhe të dyfishosh kontributin për interesin e përgjithshëm. Pozitiv sa më s’ka!” – shkruan Azemi.
Sipas tij, kandidatura e Ahmet Isufit për deputet sjell siguri më të madhe për të ardhmen e Kosovës dhe forcon besimin tek qytetarët. “Ahmeti deputet paraqet më shumë siguri për Kosovën e më shumë besim në të ardhmen. Nuk ka se si të mos ndihemi mirë që jemi krah tij!” – përfundon ai.
Ahmet Isufi, një emër i njohur në politikën kosovare dhe në radhët e AAK-së, është një nga kandidatët kryesorë të partisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.