Lajçak takohet me zyrtaren e lartë të OKB-së: Folëm për dialogun

E publikuar: 08/01/2025 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në New York me nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike dhe të Ndërtimit të paqes, Rosemary DiCarlo.

Lajçak tha se me tzyrtaren e OKB-së foli për dialogun e Ballkanin Perëndimor.

“Folëm për Ballkanin Perëndimor, zhvillimet rajonale dhe dialogun.” – njoftoi Lajçak.