Gjini: Albin Kurti vetes ia ka rritur pagën për 600 euro

E publikuar: 08/01/2025 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i AAK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Gjinit kryeministri Albin Kurti ia ka rritur pagën vetes për 600 euro.

Më tutje ai tha se shërbyesve civilë ua ka rritur në këtë kohë vetëm 12, 8 ose 6 euro.

“Kur ka ardhur Kurti në qeveri, i ka rritur pagat edhe të kryeministrit, edhe të ministrave, edhe zëvendësministrave, edhe të këshilltarëve të vetë. Rrogat e këshilltarëve i ka bërë më të mëdha se të kryetarëve të komunave. Zëvendësministrat i kanë pagat më të mëdha se të kryetarëve të komunave. Por, duhet të tregojë se ky shërbyesve civilë ua ka rritur pagat 12, ose 8, ose 6 euro, vetes ia ka rritur pagën 600 euro,” – deklaroi Gjini në Klan Kosova.