Kurti: Llapjanët kanë qenë lajmëtarët e ndryshimit të 14 shkurtit të vitit 2021, më 9 shkurt ata do të jenë prijës në rrugën tonë

E publikuar: 08/01/2025 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat e Qeverisë sonte kanë qendruar në qytetin e Podujevës.

Aty ata kanë prezantuar programin në diplomaci e imazh ndërkombëtar, siguri e sundim të ligjit, mbrojtje e ushtri, ndërmarrësi e tregëti, bujqësi e prodhim.

Më tutje Kurti u shpreh se Llapjanët kanë qenë lajmëtarët e ndryshimit të 14 shkurtit të vitit 2021, më 9 shkurt ata do të jenë prijës në rrugën tonë.

”Sonte në Podujevë për të prezantuar progresin e Republikës në diplomaci e imazh ndërkombëtar, siguri e sundim të ligjit, mbrojtje e ushtri, ndërmarrësi e tregëti, bujqësi e prodhim. Llapjanët kanë qenë lajmëtarët e ndryshimit të 14 shkurtit të vitit 2021. Më 9 shkurt ata do të jenë prijës në rrugën tonë përpara drejt fitoreve të reja, punëve të mira, qeverisjes së drejtë dhe shërbimit ndaj qytetarëve.” – ka shkruar Kurti.

Në Llap takohemi përsëri më 15 janar, ka shtuar Kurti.