Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë ka bërë të ditur se deri tani në Kosovë nuk është paraqitur asnjë rast me virusin HMPV.
Ai ka theksuar se janë marrë të gjitha masat në rast nevoje për të përballuar çdo situatë rreth këtij virusi.
Vitia ka thënë se nuk duhet të ketë panik te qytetarët për këtë sëmundje.
“Nuk kemi akoma rast me HMPV . Nga IKSHPK-ja janë në kontakte të vazhdueshme me të gjitha mekanizmat më adekuat që ekzistojnë për këtë problem dhe jemi në kontakt me OBSH dhe çdo institucion tjetër. Në momentin e parë që paraqitet një rast menjëherë merren masat me rekomandimet e IKSHPK-së. Asnjë lloj panike nuk ka për qytetarët. IKSHPK dhe SHSKUK veç kanë filluar masat dhe përgatitjet. Nëse do të kishte arsye për panik, ne do të kishim dalë me informata , nuk ka asnjë arsye për të pasur panik për këtë”, ka thënë ai.
Doktoresha Arjana Kalaveshi, ka thënë se IKSHPK çdo vit kryen testime për viruset dhe përcjell situatat, duke shtuar se deri tani në Kosovë nuk janë paraqitur raste me virusi HMPV.
Ajo tha se rastet që mund të paraqiten ato vërtetohen me analizë respiratore.
“Ne e kemi ngritur alertin në momentin që Kina ka raportuar rastet. Sivjet nuk kemi, por mundet edhe me ndodh me pas, vërtetimi dhe vërtetimi i rasteve bëhet me analizë respiratore”, tha Kalaveshi.
HMPV – metapneumovirusi që ka marrë formën e një pandemie në Kinë prej javësh dhe është një virus i njohur për mjekët.
Rasti në fjalë është konstatuar tek një 71-vjeçar, vajza e të cilit ka udhëtuar drejt Kinës gjatë festave të fundvitit dhe pak ditë pas kthimit, babai i saj ka shfaqur simptomat e para.
Fillimisht ai shkoi në një klinikë private, më pas më 3 janar u shtrua për mjekim në spitalin Papanikolaou – i cili pranonte pacientë atë ditë dhe ka një nga klinikat më të mira të mushkërive . Të shtunën iu nënshtrua një testi PCR dhe të hënën rezultatet treguan se ai ishte pozitiv ndaj virusit HMPV.