Mbyllja e zyres tatimore në veri, Sveçla: Kanë mbledhur para nga qytetarët, haraçi po zhvillohej nga grupe kriminale të Serbisë

E publikuar: 08/01/2025 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës mëngjesin e së mërkurës, pas një bastisje të bërë në një ndërtesë në veri, ka mbyllur një zyre tatimore që funksiononte ilegalisht, si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë.

Lidhur me këtë, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se aktiviteti i kësaj zyre do të hetohet nga të gjithë mekanizmat institucional, dhe se do të vazhdohet të luftohet çdo paralelizëm kriminal i Serbisë.

Ministri Sveçla ka shkruar se ky institucion ka mbledhur mjete financiare nga qytetarët që jetojnë në Kosovë, e që siç thotë ai haraçi është i dënueshëm dhe rreptësisht i ndaluar.

“Mbyllet edhe një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicën Veriore. Aktiviteti ilegal i Agjencionit Tatimor të Serbisë do të hetohet nga të gjithë mekanizmat tanë institucional ndërsa ne do të vazhdojmë të luftojmë çdo paralelizëm kriminal të Serbisë përballë institucioneve tona. Ky insitucion ka mbledhur ilegalisht mjete financiare nga qytetarë e subjekte që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës. Haraçi është i dënueshëm dhe rreptësisht i ndaluar për këdo që e zhvillon atë”, shkroi ai në Facebook.

Ministri thotë se haraçi në këtë zyre po zhvillohej nga grupe kriminale të Serbisë agresore dhe figurave si Vladimir Putin.