Behrami me gjeneralin Reinhard, zbulon si e kundërshtoi raportin e Dick Martit, duke e quajtur falsifikim të historisë

E publikuar: 08/01/2025 12:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Artan Behrami, i cili është edhe kandidat i PDK-së për deputet, e ka publikuar një fotografi me gjenelarin gjerman Klaus Reinhardt, i cili ka qenë edhe komandant i KFOR-it pas luftës në Kosovë, shkruan Infosot.

Ai ka treguar se gjenerali gjerman ka dhanë një kontribut të madh lidhur me Gjykatën Speciale.

“Por, një kontribut që pak e dinë ka të bëjë me raportin e Dick Marty dhe Gjykatën Speciale.

Pas publikimit të raportit, gjenerali Reinhardt i kishte dërguar Këshillit të Evropës dhe Dick Martyt një letër të ashpër dhe kundërshtuese, duke e quajtur këtë raport si falsifikim të historisë”, ka shkruar mes tjerash Behrami.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi,

me këtë foto me gjeneralin gjerman dhe mikun tim tashmë të ndjerë, Klaus Reinhardt. Ai ishte komandanti i parë i KFOR-it që, edhe pa miratimin e disa shteteve të NATO-s, filloi largimin e barrikadave të strukturave kriminale serbe në veri të Mitrovicës në vitin 2000.

Por, një kontribut që pak e dinë ka të bëjë me raportin e Dick Marty dhe Gjykatën Speciale.

Pas publikimit të raportit, gjenerali Reinhardt i kishte dërguar Këshillit të Evropës dhe Dick Martyt një letër të ashpër dhe kundërshtuese, duke e quajtur këtë raport si falsifikim të historisë.

Reinhardt ka qenë njëri ndër komandantët më këmbëngulës për sigurimin e paqes në Kosovë dhe në artikulimin e aspiratës për pavarësi.

#PDK 131✅
#BedriHamza 1✅
#ArtanBehrami 75✅