BDI: Mickoski vazhdon të degradojë gjuhën shqipe

E publikuar: 08/01/2025 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se po tenton të degradojë statusin e gjuhës shqipe në vend.

Deklarata e kryeministrit zbuloi qartë synimin e tij për të degraduar statusin zyrtar të gjuhës shqipe, duke e kthyer atë në një formulë të tejkaluar dhe të papranueshme, siç ishte në Ligjin e vitit 2008, ku shqipja përdorej vetëm me kërkesë të shqiptarëve dhe përmes plotësimit të formularëve të veçantë.

“Kjo është një përpjekje e hapur për të zhbërë të drejtën e gjuhës së garantuar me Kushtetutë dhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve të vitit 2018, i cili e bëri gjuhën shqipe zyrtare në të gjitha institucionet qendrore. Tashmë është e qartë se qeveria nuk e njeh këtë realitet dhe po përgatit terrenin për ta anuluar këtë ligj përmes Gjykatës Kushtetuese. Për BDI-në, ky është një veprim i papranueshëm. “Nuk do të lejojmë që gjuha shqipe të kthehet në një status dytësor e të kushtëzohet nga burokracia apo vullneti politik i dikujt.”, thonë nga BDI, raporton RTM2.