Dështimi i dialogut me Serbinë? – Kurti fajëson Brukselin

E publikuar: 06/01/2025 16:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nëse dialogu Kosovë-Serbi ka dështuar, kjo ka ardhur si pasojë e mosreagimit të Brukselit ndaj shkeljes së marrëveshjes nga ana e Serbisë.

Në një intervistë për KosovaPress, Kurti tha se nuk pritet zbatim i marrëveshjes, kur nuk ka ndëshkim për shkelje të saj, njofton Klankosova.tv.

“Nëse ka dështuar diçka, ka dështuar referimi mbi shkeljet e marrëveshjes. Sepse Serbia e ka shkelur marrëveshjen që e ka pranuar, dhe më pas gjyqtarët, referat, arbitrit, Brukseli nuk ka reaguar. Këtu është dështimi”.

“Nuk mund të presim zbatim të një marrëveshje, nëse nuk ka ndeshim për shkeljen e saj”, u shpreh Kurti.