Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier.
Osmani ka bërë të ditur se në këtë takim, ajo i ka dhuruar Hovenierit një gur nga Trepça, si simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës.
“Një gur nga Trepça si simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës, mision për të cilin Ambasadori Hovenier u angazhua për më shumë se dy dekada. Njëkohësisht si simbol i vazhdimit të traditës dhe trashëgimisë së Presidentit Rugova, i cili vendosi themelet e forta të shtetësisë së Kosovës dhe të miqësisë së përhershme me SHBA-të”, ka thënë Osmani. .


















