Kurti mbledh sot ministrat, ky është rendi i ditës

E publikuar: 27/12/2024 08:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës mblidhet sot.

Në mbledhjen që pritet të fillojë në ora 10:00, në rend të ditës janë gjithsej 9 pika.

Në mbledhjen e sotme pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët. Po ashtu sot, pritet të shqyrtohen edhe disa propozim-vendime të tjera.

Por, gjysmë ore para mbledhjes së Qeverisë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të takojë përfaqësues të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) pas probleme me rrymë aktualisht.

Pas takimit do të ketë prononcime për medie.