14-vjeçari plagos me thikë babain e të dashurës së tij

E publikuar: 27/12/2024 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një djalë vetëm 14 vjeç, ka sulmuar me thikë babain e të dashurës së tij, dy vjet më e madhe.

Ngjarja ndodhi në Selanik dhe i mituri është arrestuar nga policia, kurse i plagosuri nuk ka rrezik për jetën, raporton noa.al.

Policia lokale tha se 14-vjeçari, ditën e Krishtlindjeve goditi me thikë babain e të dashurës së tij 16-vjeçare, në Panorama, në Selanikun lindor.

Prokurori ka proceduar penalisht 14-vjeçarin në Selanik për plagosje të rëndë, armëmbajtje dhe përdorim të armës.

I mituri ishte i lidhur me vajzën 16 vjeçe, të 64 vjeçarit. Në një moment ai është gjendur mes sherrit që ka ndodhur mes vajzës dhe babait në shtëpinë e tyre.

Më pas 14-vjeçari ka nxjerrë një thikë që kishte në posedim dhe ka goditur me të 64-vjeçarin duke e plagosur në pjesën e mesit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhina