Ministria e Financave mundëson heqjen vullnetare të atyre që s’duan t’i marrin 100 eurot e fundvitit

E publikuar: 25/12/2024 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se ata që nuk duan të pranojnë shtesat që janë ndarë për fëmijë e pensionistë gjatë fundvitit, mund ta bëjnë këtë.

Murati ka thënë se për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kanë përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht të heq dorë.

“Shtesat e fundvitit për fëmijë e për pensionistë janë mirëpritur nga shumë qytetarë. Por ka edhe prej atyre që deklarojnë se shtesat e tilla ata nuk do duhej t’i merrnin sepse nuk kanë nevojë. Për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kemi përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht të heq dorë, mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në vijim:

 

Jam i bindur që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë.

Andaj mos hezitoni t’a ndani edhe me ta këtë formular”, shkruan Murati.