Ushtarët shqiptarë në KFOR nderohen me medalje për shërbim të shkëlqyer

E publikuar: 24/12/2024 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, zëvendës komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, kolonel Florenc Veliu, drejtoi ceremoninë e ndryshimit të komandës dhe rotacionit të një kontingjenti të ushtrisë shqiptare, e mbajtur në kampin “Villaggio Italia” në Pejë.

Kolonel Veliu shprehu mirënjohjen për ushtarët që përfunduan mandatin e tyre, duke vlerësuar gatishmërinë e lartë dhe profesionalizmin e treguar gjatë misionit “Joint Enterprise”.

Ushtarët e Ushtrisë së Shqipërisë u nderuan me medaljen NATO Non-Article 5, për përkushtimin dhe shërbimet e shkëlqyera.