Trupat e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi

E publikuar: 23/12/2024 18:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtarët e Komandës Rajonale Perëndimore të misionit KFOR zhvilluan një stërvitje të përbashkët për evakuimi.

Stërvitja përfshiu skenarë si menaxhimi i turmave, garantimi i lirisë së lëvizjes dhe siguria e objekteve të ndjeshme. Këto aktivitete synojnë forcimin e përgatitjes dhe reagimit të shpejtë të trupave në situata emergjente, bëhet e ditur në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ushtarët e Komandës Rajonale Perëndimore të misionit #KFOR, të udhëhequr nga NATO, kanë përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi, duke operuar në skenarë të menaxhimit të turmave, garantimit të lirisë së lëvizjes dhe operacioneve për sigurimin e objektivave të ndjeshme, të gjitha të orientuara drejt ruajtjes së një niveli të lartë gatishmërie në sinergji me aleatët e tyre.

Në veçanti, gjatë stërvitjes u angazhuan asetet italiane nga Batalioni Kinetik i Komandës Rajonale Perëndimore, të cilat u dislokuan në komunën e Deçanit, duke simuluar një skenar ndërhyrjeje të Forcës së Reagimit të Shpejtë (QRF) për të evakuuar një Ekip Lidhës dhe Monitorimi italian (LMT).

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si institucione të reagimit për siguri.