Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ndodhet në Kosovë për të përshëndetur kontigjentin italian në misionin e KFOR-it.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Italisë përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare të saj.
“Nënkryetari i Këshillit dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani ndodhet me mision në Kosovë për të përshëndetur kontingjentin italian në misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftim.
“Misioni i KFOR-it është thelbësor në Kosovë dhe në Ballkan, të cilit Italia i kushton rëndësinë më të madhe për stabilizimin e rajonit, edhe me synimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.
Ministri, përveç përshëndetjes së ushtarëve të kontingjentit italian, do të vizitojë strukturat e misionit të KFOR-it dhe do të ketë një takim me komandantin italian, gjeneral Enrico Barduani.
Tajani do të takohet edhe me shefin e misionit të Bashkimit Evropian “EULEX”, Gjeneral Giovanni Pietro Barbano, oficer i Karabinierëve.