Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka thënë se do të ndajnë nga 100 për fëmijët deri në 16 vjeç dhe për pensionistë.
“Të gjithë ju që jeni të moshës nga 0 deri në 16 vjeç dhe që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë do t’i përfitoni edhe sivjet nga 100 euro secili”, tha ai.
“Sikurse tashmë e kemi bërë traditë”, Kurti tha se po ndahet “mbështetetje shtesë të njëhershme nga 100 euro” për të gjithë pensionmarrësit.