Starlink në Kosovë – Njoftimi i Elon Musk nxit vëmendje të madhe, arrin mbi 11 milionë shikime

E publikuar: 22/12/2024 10:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania në pronësi të miliarderit Elon Musk ka njoftuar se shërbimet e internetit me shpejtësi të lartë tani janë të disponueshme edhe në Kosovë.

Kjo u konfirmua edhe nga vetë Musk në X, postim ky që ka grumbulluar plot 11.5 milionë shikime.

Ndryshe, vendosja e Kosovës në hartën e Starlink, njërës prej kompanive më novatore në botë, konsiderohet edhe si promovim i mirë për vendin.

Starlink është kompani që ofron internet satelitor në mbi 100 shtete dhe territore dhe zotërohet prej kompanisë hapësinore SpaceX.

Ndër tjera, ajo ka rreth 6000 satelitë të cilët gjenden rreth 500 kilometra mbi Tokë.

Starlink synon të ofrojë internet me shpejtësi të lartë dhe vonesë të ulët në zona ku lidhjet tradicionale janë të kufizuara ose mungojnë.

Aktualisht, çmime specifike për vendin tonë nuk janë publikuar. Megjithatë, bazuar në çmimet e vendeve fqinje, mund të bëjmë një vlerësim të përafërt.

Pajisjet fillestare: Në Shqipëri, kostoja e pajisjeve është rreth 42,500 lekë (afërsisht 360 euro). Është e mundur që çmimi në Kosovë të jetë i ngjashëm.

Abonimi mujor: Në Shqipëri, tarifa mujore është rreth 100 dollarë (afërsisht 92 euro). Prandaj, në Kosovë mund të pritet një çmim i ngjashëm.

Lajmi është mirëpritur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti në një postim në Facebook ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale.