Një sulm ka ndodhur sonte në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me makinë në tregun e Krishtlindjeve.
Incidenti, që fillimisht po cilësohet si sulm i qëllimshëm, gjeti një makinë të tipit BMË që u përplas me një turmë njerëzish, ku dyshohet të ketë edhe një të vdekur.
Sipas mediave gjermane dhe shërbimit të shpëtimit, janë rreth 60 deri në 80 të lënduar.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se asnjë shtetas i Kosovës nuk është viktimë dhe as i plagosur nga sulmi në Magdeburg.
Në lidhje me sulmin ka reaguar Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili tha mendimet e tij janë me viktimat dhe familjet e tyre.
“Ne jemi në krah të tyre dhe në krah të njerëzve të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e përkushtuar të shpëtimit në këto orë ankthi”, tha Scholz në “X”.
Në lidhje me këtë sulm ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila tha se “përballë tragjedive të tilla, të qëndrojmë të bashkuar”.