Një sulm ka ndodhur sonte në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me makinë në tregun e Krishtlindjeve.
Incidenti, që fillimisht po cilësohet si sulm i qëllimshëm, gjeti një makinë të tipit BMW që u përplas me një turmë njerëzish, ku dyshohet të ketë edhe një të vdekur.
Sipas shërbimit të shpëtimit, janë 60 deri në 80 të lënduar, shkruan ZDF.
Drejtuesi i makinës është arrestuar.
Ndërkohë, në rrjete sociale po qarkullojnë pamje nga momenti kur ndodhi incidenti.
Pamjet nuk rekomandohen të shikohen nga personat e ndjeshëm: