Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim kryeministrin Edi Rama në ndërtesën e Qeverisë.
Takimi i tyre mbahet pas mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, më herët në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë seancë Kurti e Rama mbajtën fjalime, por me thumba e kishte Rama kundrejt Kurtit rreth çështjes së raporteve me aleatët.
Po ashtu, dy kryeministrat shkëmbyen edhe një letër me mesazhe derisa në foltore po mbaheshin fjalimet.