Isufi pas kërcënimit ndaj Haradinajt: Qytetarët me votën e tyre të lirë t’u tregojnë vendin atyre që urrejnë e kërcënojnë

E publikuar: 19/12/2024 10:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ahmet Isufi nga AAK i cili është edhe kandidat për deputet nga kjo parti ka reaguar pas kërcënimeve të fundit që kanë shkuar në adresë të liderit të partisë, Ramush Haradinaj, i cili është i nominuar për kryeminstër nga koalicioni i përbashkët parazgjedhor.

Isufi në reagimin e tij për Infosot ka theksuar se arroganca deri te kërcënimi
në skenën politike të Kosovës por edhe në hapësirën e gjeografisë shqiptare për shumë kohë është mbjellur diskursi agresiv i përçarjes që ka çuar deri te përshkallëzimi dhe kontaminimi i ambientit shoqëror që të dalin edhe individë apo grupe “të pakontrolluara’’ që edhe të kërcënojnë me jetë.

Sipas tij kjo ka mund të “arsyetohet’’  minimalisht, kur një parti politike është gjendur në opozitë duke mos pasë mundësi të vijë ndryshe në pushtet dhe duke zgjedhë metoda e mjete jodemokratike, por kur e ke komplet pushtetin dhe mundësinë e veprimit pa të ndërhyrë askush drejtpërdrejt, në realizimin e premtimeve e qëllimeve që i ke shfaqë para qytetarëve, çka të duhet nervoza e agresiviteti kur nuk din, nuk pyet, nuk don dhe vepron qëllimshëm që të gjesh armiq rreth vetes për të mbuluar paaftësinë dhe injorancën tënde.

“Nervoz e kërcënues në opozitë, nervoz e kërcënues në pozitë, madje duke kërkuar edhe më shumë pushtet se nuk ju paska mjaftuar një mandat i plotë për të treguar sa të padijshëm, sa të paaftë e sa anarkistë jeni në qeverisje”, ka theskuar mes tjerash Isufi në reagim.

Ai ka shtuar se kjo mënyrë e sjelljes duhet të ndërpritet duke e ndalë arrogancën e kërcënimin dhe Kosova ti kthehet normalitetit e funksionimit të demokracisë.

“Kjo është në dorën e qytetarëve që përmes votës së lirë t’u tregojnë vendin atyre që mbjellin urrejtje e kërcënojnë”, ka nenvizuar Ahmet Isufi në reagimin e tij për Infosot.