Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, i ka akuzuar NATO-n dhe zyrtarët nga vendet aleate të Ukrainës në luftën e saj kundër trupave pushtuese ruse, se janë të përfshirë në këtë konflikt.
Ai ka thënë se kjo i bën ata “shënjestër të ligjshme ushtarake
Në shkrimin e saj, gazeta Times tha se vrasja e gjeneralit ishte “sulm ndaj një agresori” dhe se ajo nënvizon nevojën që qeveritë perëndimore t’ia japin Ukraunës “të gjithë mbështetjen që i duhet për ta bërë luftën e drejtë për vetëmbrojtje”.
“Të gjithë zyrtarët e vendeve të NATO-s të përfshirë në vendimet për ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe ata që marrin pjesë në luftën hibride apo konvencionale kundër Rusisë, tani cilësohen si shënjestra të ligjshme ushtarakë për shtetin rus dhe për të gjithë patriotët rusë”, shkroi Medvedev në një reagim.
E pyetur për komentet e Medvedevit, zyra e shtypit e NATO-s u përgjigj me email duke thënë: “Do t’ju kthejmë përgjigje nëse kemi diçka për të thënë”, shkruan REL.
Gjenerallejtënant Igor Kirillov, kreu i Forcave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, dhe ndihmësi i tij, u vranë nga një bombë e fshehur në një skuter pranë hyrjes së një ndërtese në Moskë në orët e para të 17 dhjetorit.
Kirillov është në mesin e disa oficerëve rusë dhe figurave pro-luftës që janë vrarë në Rusi dhe në zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.
Një javë më parë u vra u qëllua me armë për vdekje afër kryeqytetit një zyrtar i lartë i një kompanie ruse që zhvillon raketa lundruese të përdorura nga Moska në luftë.
Retorika e Medvedevit buron nga narrativa e kamotshme e Kremlinit për fajësimin e “forcave” perëndimore për veprime antiruse në mbarë botën dhe për akte sabotimi dhe “terrorizmi” në Rusi.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha më 17 dhjetor se Shtetet e Bashkuara nuk janë përfshirë në vrasjen e Kirillovit dhe as nuk ishin në dijeni të saj paraprakisht.
Hetuesit rusë e cilësuan vrasjen si sulm “terrorist” dhe menjëherë ia atribuuan atë inteligjencës ukrainase.