Lutfi Haziri nga LDK-ja ka qenë i ftuar në përvjetorin e 15-të të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, në krye me humanistin Halil Kastratin, shkruan Infosot.com.
Lajmin Haziri e ka bërë të ditur në Facebook.
“Pata nderin që së bashku me nënkryetarin e LDK-së, z. Gazmend Muhaxheri, z. Ardian Shala dhe z. Ismet Beqiri, të ishim prezent në përvjetorin e 15-të të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, në krye me humanistin shembull, z. Halil Kastrati. Në emër të bashkëpunimit që kemi pasur, në këtë përvjetor përkujtuam edhe aksionin “ Pak nga ne, shumë për ata”, nga i cili u ndërtuan 164 shtëpi, qindra të tjera u rinovuan, dhe së bashku më Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe z. Kastratin, arritëm ta zbusim sadopak gjendjen e vështirë të shumë familjeve në komunën e Gjilanit dhe përtej saj. Njerëzit e kësaj shoqate, ata vullnetarë të pashoq, na tregojnë se atdheu është vendi ku jetohet mirë, kur kemi kujdesin ndaj familjes, si vlera më e shenjtë e shoqërisë. E vlera e LDK-së mbetet patjetër dhe gjithmonë, solidariteti dhe kujdesi për familjen, dhe mirënjohja e falënderimi për të gjithë ata që kontribojnë për një mirëqenie më të mirë të popullit tonë”, ka shkruar Haziri në rrjetin e tij social.