Hapet fondi për Parashqevi Simakun, afro 500 donatorë dhurojnë para

E publikuar: 17/12/2024 10:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është hapur fondi për ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku. Biznismeni, sipërmarrësi dhe modeli Elton Ilirjani është organizatori në GoFounde.

Deri më tani, janë afro 500 donatrë që gjithësej kanë dhuruar mbi 34 mijë dollarë.

Kujtojmë se Elton Ilirjani ka bërë të ditur se Simaku do të qëndrojë në një hotel në Manhattan, duke theksuar përpjekjet për ta ndihmuar pas një periudhe të vështirë në jetën e saj.

Ndërsa, para disa ditësh, televizionet e shfaqën ikonën e muzikës shqiptare të pastrehë në një stacion treni, një ngjarje që ka prekur shumë shqiptarë kudo në botë.

Parashqevi Simaku, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare në vitet ’80-të, u largua nga skena rreth tri dekada më parë.