“3.5 milionë euro import për 1 ditë”, Mustafa: Martin Berishaj financuesi i VV tregtar i energjisë, paguan qeveria me taksa tona

E publikuar: 13/12/2024 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

KESCO ka njoftuar se për sot dhe një pjesë të ditës së nesërme kanë importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro. Sipas tyre kjo ka ndodhur për shkak të zvogëlimit të prodhimit “në mënyrë të papritur” nga prodhuesi vendor.

Pas këtij lajmi ka reaguar Besian Mustafa nga LDK.

Ai ka lidhur këtë lajm me ambasadorin Martin Berishaj, i cili dyshohet se është i përfshirë në një skandal financiar.

“3.5 milionë euro import i energjisë për 1 ditë! Martin Berishaj, tregtari i energjisë, financuesi i VV-së. Zgjedhjet tash, ju duhen , i paguan qeveria me taksat e popullit.”

<