Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot ka pranuar një ftesë nga Prokuroria Speciale.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili njoftoi se derisa ishin në një një moment kyç të mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku po përmbylleshin listat e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, kryeministri pranoi ftesën.
“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, ka thënë Kryeziu.