Nga Ismet Sylejmani
I nderuar Miku im Artan Grubi!
Teksti Juaj, i publikuar në fb, i cili në mes tjerash është se: , “…Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje…”!, na jep shpresë se Ti do të jeshë ai që me argumente, do të arrish ta bindësh Administraten Amerikane të Shtetit se je i pafajshëm, dhe se do të dalësh nga lista non grata!
Qëndro vertikalisht, dëshmoje me vepër se je proamerikan, dhe jep mesazh sikundër edhe deri me tani, se qendrimi i çdo shqiptari duhet të jetë fuqishëm pro aleatit më të madh të Kombit tonë Amerikës, pavarësisht qëndrimit ndaj Teje!
Amerika ka të drejtë, kundër çdonjërit shqiptar, sepse Amerika, është Amerikë, ajo din çfarë duhet bërë dhe ku duhet shkuar!
Amerika dhe NATO, bashkë me UÇK-në, është çlirimtari i Kosovës nga Serbia pushtuese!
Në Maqedoni të Veriut, Amerika ishte përkrahësi dhe mbëshetësi kryesor i Marrveshjes së Ohrit, e cila është dokumenti themeltar i Maqedonisë Moderne të pas vitit 2001!
Shtete e Bashkuara të Amerikës të përfaqësuara nga Ambasadori historik e Miku im i nderuar, tashmë i ndjerë, James W. Pardew, ishte dhe vazhdon të jetë përkrahësi dhe mbështetësi më infuqishëm e lideri absolut i paqes dhe demokracisë së mirëfillët në Maqedoni të Veriut, sikur edhe në hapsirën gjithëshqiptare shqiptare dhe më gjerë!
SHBA gjithmonë ka të drejtë, edhe atëherë kur nuk na vjen mirë, edhe atëherë kur ndjejmë dhembje e keqardhje sikur në rastin Tënd, pra edhe atëherë kur goditen miqtë tanë, për ndonjë lëshim eventual, që kanë manifestuar në rrugën e tyre, apo kur janë pre e ndonjë dore kundërshtare e dashakeqëse!
Amerika ashtu sikur din të të denojë, Ajo din edhe të të falë!
Besoj shumë, se do bësh gjithëçka që është e domosdoshme dhe e mundur, “…për të zbardhur plotësisht këtë çështje…”që të rëndon mbi supet Tua!
Une shpresoj se Ti do të dalësh nga lista non grata!
Ismet Sylejmani,
Ish – Oficer i Lartë i UÇK-së dhe Shef për Mardhënie me US ARMY – KFOR në Zonën Operative të Karadakut të UÇK-së dhe Zëdhëns i Zonës së 6 të TMK-së!
Prishtinë, 10 Dhjetor 2024!