Kurti në konferencë të jashtëzakonshme: Sulmi ka ardhur nga profesionistë dhe besojmë se vjen nga fqinji verior

E publikuar: 30/11/2024 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit Albin Kurti është duke mbajtur konferencë tpër media, lidhur me shpërthimin në Zubin Potok.

“Po mblidhemi sonte mbi sulmet e fundit të rënda kriminale, terroriste, dashakeqe që po vijojnë të na vijnë, që ne besojmë nga fqinji ynë verior, agresiv dhe armiqësor”, ka thënë Kurti në konferencë të jashtëzakonshme për media.

Kryeministri e ka cilësuar si akt terrorist, shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit.

“Këto sulme janë kriminale, terroriste dashkeqëse që besojmë që vijnë nga fqinju ynë agresor. Sot ka pasur një akt të rëndë me mjete shpërthyese u dëmtua kanali i Ibër-Lepencit, ku furnizohen disa pjesë të Kosovës. Furnizimi është ndërprerë. Ky sulm ka dashur ta dëmtojë infrastrukturën mbase me të rëndësishme që kemi dhe pa dyshim që ishte tentative për ta ndalur furnizimin me rrymë dhe ujë në vendin tonë. Qytetarëve i bëjmë thirrje që të jenë të qetë. Sulmi është kryer nga profesionistë.” – tha ai.

Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fqinji verior, Serbia
29.11.2024 23:52
Kryeministri Albin Kurti
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shpërthimi në kanalin e ujit të Ibër Lepencit beson se është kryer nga Serbia.

“Po mblidhemi sonte mbi sulmet e fundit të rënda kriminale, terroriste, dashakeqe që po vijojnë të na vijnë, që ne besojmë nga fqinji ynë verior, agresiv dhe armiqësor”, ka thënë Kurti në konferencë të jashtëzakonshme për media.

Kurti: Sulmi ka ardhur nga profesionistë dhe besojmë se vjen nga fqinji verior
INSAJDERI