Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët të cilët po mbahen në Hagë

E publikuar: 28/11/2024 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ndarë fotografi nga inaugurimi i memorialit të daljes së parë publike të UÇK-së, si dhe nga homazhet në Prekaz e Marinë të Skenderajt.

Krasniqi ka thënë se kjo datë bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj.

Ai tha se shënon edhe ditëlindjen e komandatit tonë legjendar, Adem Jashari.

“Qoftë ky nëntori i fundit të cilin e festojmë pa çlirimtarët tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre.” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.