Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me një pjesë të kabinetit të tij qeveritar, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të 28 Nëntorit.
Shefi i qeverisë ishte në Vlorë ku iu bashkua festës në qytetin e ngritjes së flamurit krah kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentit, Bajram Begaj.
“Me këtë rast, dua t’i uroj të gjithë shqiptarët kudo që janë festën e Pavarësisë së Shqipërisë, të flamurit kombëtar shqiptar duke përmendur përveç Prekazit, Vlorës e Krujës, gjithashtu edhe Llaushën atëherë kur në vitin 1997 Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj e shpallën botërisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e cila ishte bartëse e kryengritjes sonë dhe faktori kryesor që e bëri çlirimin e Kosovës në qershorin e vitit 1999 me ç’rast sivjet ne edhe e festuam çerekshekulli nga çlirimi i atdheut tonë”, u shpreh Kurti./EO