Ndahen 150 mijë euro në kuadër të realizimit të projektit për ndërtimin e shtëpive për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptias në komunën e Ferizajt.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e Qeverisë tha se kjo është arritur përmes marrëveshjeve me trupat e organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Pa asnjë abstenim ky vendim u miratua nga Qeveria.
“Nga Ministria për komunitete dhe kthim kemi pranuar kërkesën për ndarjen e vlerës prej 150 mijë euro në kuadër të realizimit të projektit përmes marrëveshjeve me trupat e organizatës së Kombeve të Bashkuara, në këtë rast specifikisht bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të shtëpive për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas në komunën e Ferizajt duke parë të nevojshme sidomos tani që po hyjmë në stinën e dimrit, pra që të zbatohet ky projekt sa më shpejt. Jemi që kjo ndarje të miratohet, pra edhe ju ftoj për votim”, tha Murati./EO