Komisioni i Pavarur i Mediave, (KPM) ka miratuar Rregullores për procedurat e trajtimit të ankesave.
KPM e miratoi këtë rregullore me katër vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në mbledhjen e mbajtur të martën kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, tha se kjo rregullore i siguron qytetarët dhe subjektet e licencuara se ankesat e tyre do të trajtohen në një procedurë më të shpejtë, por pa e kaluar afatin 45 ditor.
Ai bëri të ditur se do të krijohet një regjistër i ankesave, ku qytetarët mund të shohin procesin deri ku ka mbërritur trajtimi i ankesës së tyre.
Mes terash, Mehmeti falënderoi OSBE-në dhe Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), që përmes partnerit të tyre, kanë përkrahur hartimin e rregullores për procedurën e trajtimit të ankesave.
Po ashtu, në këtë mbledhje u miratua edhe Rregullorja për mbrojtjen e përdoruesve.
Mehmeti theksoi se tani e tutje ofron informim më të qartë të qytetarëve që blejnë pako televizive nga operatorët e shpërndarjes.
Gjithashtu, ai tha se kjo do të mbron përdoruesit nga reklamat mashtruese, u ofron qytetarëve mundësinë e ndërprerjes së kontratës apo rimbursimit të mjeteve në rast se kushtet e kontratës shkelën njëanshëm.