Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është përgjigjur ashpër ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pasi ky i fundit ka shkruar në Facebook se “Bajrami e ka njësh në mungesë të njohurive”.
Ky reagim në vijim të debatit rreth kontratave njëburimore gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.
Lexo Edhe:
Bajrami i tha Hekuran Muratit se nuk do ta ketë kënaqësinë asnjëherë me notu atë.
“Hekuran, S’ke me pasë kënaqesinë me me notu asnjëherë (never). Rritu”, ka shkruar ajo fillimisht.
Më pas Bajrami e ripublikoi videon kur kërkon që të auditohen kontratat njëburimiore.
“Unë dje të jam përgjigjë dy herë. Nuk reagove fare kur ta publikova videon ku partia jote voton kundër auditimit të kontratave një burimore. Pse??? U zbrapse sikur kolegët e tu në Komision. Edhe ty sot tu paskan dashtë 5 orë që gënjeshtrën e djeshme, me e mbulu me një gënjeshter tjetër. Ajo çka po thu ti nuk qendron, por edhe të qendronte a e din çka tregon po i mjerë”, ka vazhduar Bajrami.
“Ti vetë po thua që buxheti i shpenzuar përmes prokurimit publik, ka qënë me i lartë në vitin 2008 kur buxheti total në terma të shpenzimeve ishte vetëm 963 milionë euro sesa buxheti i kontraktuar përmes prokurimit publik në vitin 2023, kur buxheti total është 2 miliardë e 925 milionë euro”, ka thënë tutje.
Tutje, Bajrami ka thënë se Prokuroria ka shumë punë me këtë qeveri, duke i kërkuar Muratit të punojë diçka se i shkuan katër vjet me propagandë.
“Prokuroria ka shumë punë me ju. Publikoj kontratat prej vitit 2007 deri me 2023 ta shohim vërtetësinë e të dhënave. Të shkuan 4 vjet duke vizatu grafa të paqëna, 4 vjet me propagandë, asnjë premtim i mbajtur prej 160 çerdheve deri të lirimi i energjisë elektrike. Ik puno diçka, anuloni grantet që i keni pezullu. Ju qeveria për familjen (familjen tuaj)”, ka deklaruar Bajrami. /Gazeta Express.